Kjo është një nga shkollat sufiste islame e cila ka retensionistë edhe në vendin tonë. Themelues i tarikatit është Haxhi Bektash Veli, sufi i shek. 13. Kemi përmendur gjithashtu rolin e bektashianëve në përhapjen e fesë islame duke vlerësuar parimet e tyre ekzoterike ndaj fesë. Kemi përshkruar dallimin midis termave mistik - misticizëm dhe tasavvuf - sufi.Në këtë punim kemi përshkruar rrethanat dhe arsyet fillestare të krijimit të këtyre shkollave sufiste, në veçanti të atyre bektashiane. Kemi vënë re se shumë studiues të kësaj fushe përdorin gabimisht termat ortodoksë dhe literodoks, ose e trajtojnë atë si një fe të veçantë, pa dhënë ndonjë argument ripërtëritës. Në këtë studim kemi shpjeguar edhe disa çështje të tjera të bazuara në burimet themelore që nga fillimi i dallimeve të tilla, të cilat më vonë kanë pasur karakter politik, por gjithmon janë bazuar në burimet e fesë islame - në Kur'an dhe në Hadith.